E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja sërish del pa vendim për mandatin e Zaçajt
Lajme

Kushtetuesja sërish del pa vendim për mandatin e Zaçajt

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryetares Holta Zaçaj lidhur me mbarimin e mandatit të gjyqtares.

Gjykata Kushtetuese informoi se ka administruar praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, Gjykata vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim. Në të njëjtën kohë, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të njëjtën ditë, ora 13:00, për t’i dhënë trupës gjykuese kohën e nevojshme për të shqyrtuar paraprakisht dokumentin e paraqitur.

Seanca e radhës pritet të jetë vendimtare për çështjen në shqyrtim.

“Sot, më datë 17.12.2024, ora 13:00, u çel seanca për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.

Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00″, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Gjykata e Lartë e konsideron të mbyllur mandatin e Zaçajt më 10 mars 2025 ndërsa ka shpallur vendin vakant dhe ka nisur procedurat për zëvendësimin e saj. Vetë kryetarja Zaçaj thotë se mandati i mbaron në fund të 2025 dhe për këtë ka kërkuar opinion në Komisionin e Venecias.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.