E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja shfuqizon “Bordin e Naftës”
Lajme

Kushtetuesja shfuqizon “Bordin e Naftës”

Gjykata Kushtetuese shfuqizon Bordin e Karburanteve.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese;

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: ‘ Shfuqizimi i ligjit nr. 39/2022 ‘Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 ‘Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 ‘Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre’, të ndryshuar’, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë . Shfuqizimi i ligjit nr. 42/2022 ‘Për miratimin e aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 ‘Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 ‘Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre’, të ndryshuar’, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë .

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja ‘c’ dhe 134, pika 1, shkronja ‘c’, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e nenit 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022 ‘Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 ‘Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 ‘Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre’, të ndryshuar’, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.