Kuti me flori e diamante në oborr të shtëpisë
Shihnin një kuti metalike të çuditshme në oborr, por për shumë vite kujtonin se ishte kuti shpërndarjeje e kabllove elektrike.
“Ishte plot me unaza floriri, disa ishin me gurë diamanti. Mbetëm pa fjalë”, thonë Metju dhe Maria Colona-Emanuel, bashkëshortët që jetojnë në shtëpinë në Staten Island, Nju Jork, SHBA.
Veç stolive, që arrinin një vlerë rreth 52,000 dollarë, kutia kishte edhe një letër të mbyllur në një zarf, me një adresë të shkruar.
Bashkëshortët gjurmuan adresën dhe i pyetën nëse i kishin grabitur ndonjëherë. Rezultoi se stolitë kishin qenë pikërisht të asaj familjeje. Kasaforta ishte grabitur nga një person që u kishte hyrë në shtëpi që në vitin 2011.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



