E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUVEND/ Deputetët e opozitës bllokojnë seancën, hedhin sërish tymuese
Lajme

KUVEND/ Deputetët e opozitës bllokojnë seancën, hedhin sërish tymuese

Deputetët e opozitës bllokuan sërish seancën ku do të diskutohet për buxhetin e vitit që vjen.

Ligjvënësit e PD hodhën sërish tymuese dhe nuk lejuan zhvillimin e një seance normale.

Foltorja e Kuvendit u bllokua me karrige, ndërsa deputetët nuk lejuan të mbaheshin fjalimet.

Ligjvënësit e opozitës thonë se nuk do lejojnë zhvillimin normal të seancave deri në rikthimin e të drejtave kushtetuese.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përpjashtuar nga Kuvendi pasi hodhi tymuese në sallën e Kuvendit.

 

“Zoti Noka jeni përjashtuar nga kjo seancë plenare”, i drejtohet kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Deputeti demokrat u përplas edhe me Gardën që tentuan t’i merrnin tymueset nga duart.

Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që mbante tymueset në duar dhe refuzoi t’ia jepte gardës, duke ia dhënë Nokës.

Ende nuk dihen se si janë futur brenda sallës së Kuvendit tymueset, pasi garda kontrolloi çantat e deputeteve, një skenar i përdorur në seancat e tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.