E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvend/ Deputetet e opozites braktisin komisionet parlamentare
Lajme

Kuvend/ Deputetet e opozites braktisin komisionet parlamentare

DEBATI/ Tahiri ‘nxjerr jashtë’ komisioneve PD-në, demokratët: Ju kanë ngelur pantallonat te…
Ashtu si kishte njoftuar nje dite me pare kryedemokrati Lulzim Basha, deputetet e opozites nuk do te ishin pjese e punimeve te Komisioneve Parlamentare, pas vendimit te shum iced per te rrezuar kerkesen e prokurorise per arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.
ligjet

Si mund ta shihni ne kete videolajm publikuar nga BW, deputetet e PD debatojne para se te lene mbledhjen e komisionit pikerisht per kete ceshtje.

Kreu i komisionit, Manja degjohet t’u thote se ‘ai e ka marre nje avokat, udha e mbare’.

DEBATI I PLOTE
Alibeaj: Ne shprehemi kundër ligjit për shpenzimet buxhetore, njësoj si për mosarrestimin e Tahirit

Fino: Asnjë vend nuk eshtë pa pagesa gjyqësore

Alibeaj: Jo më drejtësi për qytetarët. Ky është vullneti i këtij Kuvendi. Çfarë u kuptua nga rasti Tahiri?

Manja: Keni një sallë poshtë për deklarata

Alibeaj: Mazhoranca po pengon reformën në drejtësi si më rastin Tahiri. Ju nuk doni të bëni drejtësi. Ja mohuat drejtesisë të drejtën për të gjykuar Tahirin dhe qeverinë.

Manja: Lëreni se e ka porosi. Ta mbarojë e të iki

Fino: Ligji është teknik. Nuk ka të bëjë me atë që thotë PD. Orientojeni mbledhjen sipas ligjit. S’mund të bëjmë politikë me këtë ligj

Alibeaj: Propozoj heqjen e imunitetit të Tahirit

Bylykbashi: Ju doni që qyetarët të paguajnë deri në 20 mln lekë më shumë. Ndërsa Tahirit ja dhatë mbrojtjen falas

Alibeaj: Hapini dyert drejtësisë. Keni mundësi deri të mërkurën ta rregulloni. Ju kanë ngelur pantallonat tek gardhi i imunitetit kushtetues

Strazimiri: Ju sot këtu nuk lejoni të përmendni emrin e Tahirit, nëqofëse kjo është porosia që keni marrë që të padyshuarin ekselenent të mos e përmendni, e hoqët dhe nga grupi. Fshijini fotot të gjtha që ka me Ramën. Na e thoni të paktën. Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Këtu sot nuk lejohet të permendet emri i Saimir Tahirit

Halimi: 25 herë rritet tarifa gjyqësore për shqiptarët. Ligji ka vetëm në qëllim. Të rrisë maksimalisht tarifat gjyqësore. Ligji ka të bëjë me reformën në drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.