E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi duhet të mblidhet për ndryshimet në qeveri, ndryshe Ahmetaj do qëndrojë deri në shtator
Lajme

Kuvendi duhet të mblidhet për ndryshimet në qeveri, ndryshe Ahmetaj do qëndrojë deri në shtator

Teksa dje mori detyrën e presidentit të Republikës, firmat e para që do të firmosë Bajram Begaj do të jenë ndryshimet në qeveri.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku.

Ndërkohë, si kryenegociatore u emërua Majlinda Dhuka, duke  zëvendësuar Zef Mazin.

Dhuka do të mbajë edhe postin e ministres se Shtetit.

Duke u gjendur përballë këtyre ndryshimeve, Kuvendi duhet të mblidhet sërish në një seancë te posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim.

Nëse nuk ndodh ky skenar, atëherë Ahmetaj qëndron në detyrë deri në shtator.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.