E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi fsheh paratë që shpenzohen për deputetët. Thyhet urdhri i Byrosë
Lajme

Kuvendi fsheh paratë që shpenzohen për deputetët. Thyhet urdhri i Byrosë

Që prej tre muajsh, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka bërë publike paratë që janë paguar deputetët, si edhe përfitimet që ata kanë marrë. Në muajin shtator të vitit 2018, Byroja e Kuvendit të Shqipërisë, për herë të parë mori vendimin që të bëjë transparente të gjitha shpenzimet për deputetët.

Në vendimin që mban numrin 61/2018 theksohet se: “Mbështetur në vendimin e Kuvendit nr. 61/2018, Byroja e Kuvendit, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, në mbledhjen e saj të datës 27.09.2018, vendosi të autorizojë Shërbimet e Kuvendit për publikimin në faqen zyrtare të Kuvendit në internet të shpenzimeve financiare të kryera për çdo deputet të Kuvendit. Publikimi të bëhet për çdo dy muaj. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.45487855

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. Pas miratimit të këtij vendimi, në faqen zyrtare të Kuvendit u publikuan fillimisht shpenzimet e bëra nga deputetët për periudhën janar-shtator të vitit 2018. Më pas, në mënyrë periodike u publikuan shpenzimet deri në muajin dhjetor të vitit 2018. Mirëpo, pas kësaj periudhe, në faqen e Kuvendit nuk u publikua më asnjë e dhënë. Nuk dihen arsyet e mospublikimit të informacionit mbi paratë që kanë shpenzuar deputetët.

Kjo përkon për periudhën janar-mars të vitit 2019. Ndonëse ka një vendim të Byrosë së Kuvendit, që është organi më i lartë vendimmarrës në Kuvendin e Shqipërisë, ai mesa duket nuk është zbatuar, duke rikthyer në këtë mënyrë edhe mungesën e transparencës mbi fondet që kanë shpenzuar ligjvënësit për tremujorin e parë të vitit 2019.

Edhe në zbatim të vendimit të marrë nga Byroja, këto të dhëna duhet të ishin bërë transparente çdo 2 muaj. Por në një kohë kur edhe muaji mars i vitit 2019 mbaroi, sërish në faqen zyrtare të Kuvendit nuk ka një informacion mbi paratë që kanë shpenzuar ligjvënësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.