E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi i PD: Votim i fshehtë dhe referendum për shkarkimin e Bashës
Lajme

Kuvendi i PD: Votim i fshehtë dhe referendum për shkarkimin e Bashës

Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Sali Berisha ka nisur procedurat për shkarkimit e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi tha se do të votohet në fshehtësi propozimi i 7 deputetëve të PD dhe 15% të delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së.

“Në mbështetje të nenit 43, gërma Ç, të statutit të PD, miratuar në 11.12.2021 me propozimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar vendosi: Të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha për thyerje të rënda të statutit të PD, përvetësim të kompetencave dhe dëmtim të rëndë të interesave politike dhe elektorale të kësaj force politike”, tha Këlliçi.

Më herët është zgjedhur edhe Komisioni i Rithemelimit i përbërë nga 27 anëtarë, u miratua shkarkimi i nënkryetarëve të PD, Sekretarit të Përgjithshëm dhe kryesisë së PD-së, me arsyen se nuk janë zgjedhur sipas statutit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.