E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Anëtari i Kryesisë zbulon çfarë pritet të ndodhë: Sot ndahemi qartë nga komunizmi dhe shohim drejt së ardhmes
Lajme

Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Anëtari i Kryesisë zbulon çfarë pritet të ndodhë: Sot ndahemi qartë nga komunizmi dhe shohim drejt së ardhmes

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka zbuluar në një intervistë të dhënë  për Panorama.al, atë çfarë pritet të ndodhë në Kongresin e Partisë Demokratike që pritet të fillojë punën sot.

Nga ambientet e brendshme të Pallatit të Kongreseve, Hasa zbulon se Kuvendi i sotëm e shkëput Partinë Demokratike nga e kaluara e saj, bën ndarjen e qartë të kësaj force politike nga komunizmi si dhe vendos për të ardhmen e saj. “Siç ju e patë dje u mblodh Kryesia e Partisë Demokratike dhe sot do të japë vizionin e qartë për të ardhmen. Vizionin e qartë për një Parti Demokratike e cila do të shohë drejt të ardhmes që do të punojë për një Shqipëri europiane, që do të kthejë realitet ëndrrën e atyre që e themeluan dhe studentëve të dhjetorit për një “Shqipëri si gjithë Europa”. Sot Partia Demokratike shkëputet nga e shkuara, sot Partia Demokratike bën një ndarje të qartë nga komunizmi, sot Partia Demokratike sheh drejt së ardhmes. Sot është një festë e demokracisë, një festë e PD-së, delegatët po hynë masivisht në këtë Kuvend Kombëtar dhe po shënohen një më një dhe për çdo delegatë do të ketë transparencë.

Do të ketë transparencë pasi Partia Demokratike është partia e lirisë dhe fjalës së lirë. Partia Demokratike ka qenë në detyrë gjatë këtyre 3 muajve që është bërë tollovi dhe që është tentuar të merret peng e ardhmja e Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Kryesia e saj ka qenë në këmbë dhe sot Kuvendi Kombëtar do të shprehet qartë për të ardhmen. Partia Demokratike nuk ka asnjë aktivitet tjetër sot dhe gjithë ata që duan të veprojnë për interesa personale e kanë shumë gabim, të gjithë ata që e ndiejnë veten demokratë të vërtetë dhe janë delegatë, i ftoj të marrin pjesë dhe të marrin fjalën në Kuvendin e Partisë Demokratike. Do ta shihni pas pak kur komisioni do të zbardh vendimet dhe do shihni qartë se si Partia Demokratike do të shkëputet nga e kaluara dhe do të zgjedh të ardhmen”, tha Hasa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.