E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi mbledhje të jashtëzakonshme në 4 janar
Publik News

Kuvendi mbledhje të jashtëzakonshme në 4 janar

Ndryshimet e bëra në qeveri pak ditë më parë ka bërë që deputetet të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Bëhet me dije se Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 17:00, me kërkesë të Kryeministrit.

“Duke konsideruar faktin se Kvendi rifillon sensionin e rregullt në datën 18 janar 2021. Në mbështetje të pikës 2, të nenit 7, të Kushtetutës, kërkoj që të thirret Kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm, qe qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në oikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës,” thuhet në kërkesën e Ramës.

Katër muaj para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.