E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi nesër voton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Publik News

Kuvendi nesër voton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kuvendi do të hedhë nesër në votim propozimin e qeverisë për zgjatjen e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor, edhe pse kjo zgjatje u kundershua ashper nga juriste dhe personalitet te vendit, te cilet argumentuar se gjithsesi kjo zgjatje nuk mund te behet per me shume se afati i pare, ndryshe bie ndesh me Kushtetuten.

Ashtu si javën e shkuar tashmë duket se do të bëhet trend, pajisja e deputetëve me maska doreza, dhe ulja e tyre në distancë nga njëri tjetri në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Në rendin e ditës, nesër janë në shqyrtim edhe 22 çështje të tjera por asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me pandeminë

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.04.2020.

2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim.

3. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”.

4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar.

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar

7. Projektligj “Për aktivitetet e turizmit detar”.

8. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri”.

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”.

10. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”.

11. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës”.

12. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të PROPARCO dhe të EXPERTISE FRANCE në Shqipëri”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.