E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi voton pro heqjes së imunitetit të Arben Ahmetajt
Lajme

Kuvendi voton pro heqjes së imunitetit të Arben Ahmetajt

Kuvendi i Shqipërisë voton pro heqjes së imunitetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

117 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, asnjë nuk ishte kundër dhe 3 të tjerë abstenuan.

Kryeministri Edi Rama anashkaloi debatin e opozitës dhe u rikthye në Kuvend vetëm për të miratuar kërkesën e SPAK.

Kuvendi ka miratuar me 117 vota pro dhe 3 abstenime kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Sipas tabulateve të votimeve, rezulton se tre votat abstenim kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Nga të paktat raste kur ka votuar, i pranishëm sot ishte dhe kryeministri Rama i cili ka dhënë votën pro kërkesës së SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.