Ky është 40 vjeçari me origjinë shqiptare që mbeti i vrarë në Islandë
Mediat vendase bëjnë me dije se ai është Armando Beqiri me origjinë nga Shqipëria. I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014 dhe pasi mësoi gjuhën, u njohu me një femër dhe u martua, me të cilën pati një fëmijë dhe priste një të dytë.
Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje. Armando ishte gjithashtu një mbështetës i fortë i ekipit kombëtar islandez.

Vrasja e Rauðagerði
Pak para mesnatës, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në të njëjtën kohë kur po ecte për tek dera e përparme, besohet se nga një makinë që i ishte afruar shtëpisë së tij, u qëllua me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.

Plumbat e goditën 40 vjeçarin në shpinë, qafë dhe kokë. Në vendin e ngjarjes, Armando u gjet i shtrirë në gjak dhe u dërgua në spital ku u shpall i vdekur në Landspítali menjëherë pasi mbërriti atje.
Një lituanez rreth të 40-t është paraburgim dhe besohet të jetë autori i krimit të rëndë.
Autori i dyshuar
Natën e kaluar tre persona u arrestuan në një shtëpi verore dhe u zhvendosën në Reykjavík. Nuk thuhet nëse ata janë dëshmitarë të çështjes apo dyshohen për pjesëmarrje në vrasje.

Mediat vendase shkruajnë se krimi dyshohet të ketë ndodhur për larjes hesapesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



