E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është Gerald Biba, që tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec
Lajme

Ky është Gerald Biba, që tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec

Personi që shfaqet në foton e mësipërme është Gerald Biba, i njohur ndryshe si Geri, punonjës i kompanisë private të sigurisë “Major Security”, emri i të cilit u bë i njohur pas ngjarjeve të tensionuara të protestës së zhvilluar në Zvërnec.

Biba punonte për kompaninë e kontraktuar nga “Zvërnec South Adriatic Development”, shoqëria që po ndërton resortin në zonën e mbrojtur të Vlorës. Por duket se një ditë pune në ruajtjen e kantierit përfundoi duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe të Policisë së Shtetit.

Pamjet që qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale tregojnë Bibën teksa dyshohet se godet me grushte dhe më pas tërheq zvendë [zvarrë] një protestues. Videoja bëri atë që zakonisht bëjnë videot: e çoi ngjarjen nga terreni i protestës drejt zyrave të hetuesve.

Një ditë më vonë, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e tij. Sipas autoriteteve, Biba akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ironia e historisë është se në përpjekje për të larguar një protestues nga zona, përfundoi duke mos u larguar dot vetë nga vëmendja publike. Tashmë nuk janë më protestuesit që kërkojnë shpjegime, por organet ligjzbatuese që do të kërkojnë llogari për veprimet e tij gjatë protestës.

Ndërsa hetimet vijojnë, mbetet për t’u parë nëse episodi do të mbetet një rast i izoluar apo do të nxjerrë në pah edhe përgjegjësi të tjera për ngjarjet që shoqëruan protestën në Zvërnec.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.