Ky është një 21-vjeçari që u gjet i pajetë në konviktin e shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar”
Një 21-vjeçar nga Lushnja, Simon Shollai, është gjetur këtë mëngjes i pajetë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër, ku më parë kishte përfunduar studimet.
Trupi i të riut është zbuluar nga shokët e tij në shtratin e konviktit. Pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuara si antidepresantë, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet i paqartë. Autoritetet presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse humbja e jetës ka ndodhur për shkaqe natyrale apo si pasojë e një mbidoze medikamentesh.
Trupi i të ndjerit është transportuar tashmë në morgun e qytetit për ekzaminime të mëtejshme. Ngjarja ka tronditur komunitetin e shkollës dhe qytetarët, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



