Ky është një bilanc faktesh, ku”fajin e ka Saliu”…
Thjesht për hir të fakteve:
PD ka firmën zyrtare në të gjitha dokumentet themelore të marrëdhënieve të Shqipërisë me perëndimin.
Anëtarësimi në Këshillin e Europës dhe NATO; fillimin i bisedimeve zyrtare me BE për anëtarësim dhe veçanërisht liberalizimi i lëvizjes së lirë janë ME FIRMËN E PD.
Socialistët kanë kontribuar padyshim, por jo Edi Rama.
Ky i fundit u rrjeshtua kundër liberalizimit të vizave dhe kundër anëtarësimit në BE. Fakt është që sot Shqipëria e Edi Ramës është shtojcë e Republikës Turke.
Në planin e brendshëm PD e Sali Berishës celi literalisht rrugë të reja me të paktën 20 km tunele. Të kritikueshme nga ana buxhetore, por u bënë.
Qeverisja e Edi Ramës (përfshi dhe periudhën kur unë vetë kam kontribuar), nuk ka në rekord asgjë të re, të krahasueshme me ato të kohës së Saliut. Vetëm vonesa në përmbylljen e rrugëve të Saliut, që të duken si të Ramës.
Duhet thënë se PS e Edi Ramës investoi më shumë në qendrat e qyteteve sesa në ndërlidhjen midis tyre.
Mbi të gjitha, qeverisje në Shqipëri nuk ka, sepse ekziston ideja e sundimit. Ai që është në krye ndjehet legjitim të bëjë çtë dojë.
Por fakt është që demokracia dhe të drejtat e njeriut kanë marrë goditjen më të madhe gjatë sundimit të Edi Ramës.
Me polici e deri dhe ushtri shtypet çdo protestë paqësore.
Ky është një bilanc faktesh, ku”fajin e ka Saliu”…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



