E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është shqiptari që torturoi gruan për dy vite se lindi vajzë dhe e mbajti mbyllur në banesë
Lajme

Ky është shqiptari që torturoi gruan për dy vite se lindi vajzë dhe e mbajti mbyllur në banesë

Ky është 28-vjeçari shqiptar i cili për dy vite me radhë ushtroi dhunë barbare ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi disa herë ta vriste.

Aurel Kurti, nga Klosi, nisi dhunën ndaj 22-vjeçares kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre pasi nuk donte vajzë!

Tortura ndaj bashkëshortes u zbulua mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) kur fqinjët shpëtuan të renë nga duart e tij, pasi po tentoi ta mbyste brenda banesës ku jetonin.

Aurel Kurti e kishte kapur me duar për qafe, por kanë qenë britmat e 22-vjeçares që kanë mobilizuar banorët të cilën kanë shkuar tek banesa duke goditur dyert me forcë për ta shpëtuar. Në atë moment shqiptari ka tentuar të ikë nga dera e jashtme por është kapur nga fqinjët, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.

Kur efektivë hynë brenda e gjetën shqiptaren të gjakosur me vajzën 2 vjeçe e gjysmë në krahë duke e përqafuar.

Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të detyruar nga familja e saj.

Rreth një vit e gjysmë më vonë ata u bënë prindër të një vajze. Dy vite më parë, në vitin 2021, 28-vjeçari u shpërngul me të renë dhe foshnjën në Greqi, në një zonë pranë Volosit, ku Aurel Kurti punon si ndërtues.

Dhuna ndaj të resë zgjati dy vite dhe bashkëshorti e mbajti 22-vjeçarin dhe fëmijën të mbyllur dhe të izoluar plotësisht në shtëpi, ndërsa fëmija nuk kishte shkuar asnjëherë tek mjeku.

Në dy vitet e izolimit, në pesë muajt e fundit ajo nuk e pa as dritën e diellit, pasi i ndalohej as të dilte në oborrin e shtëpisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai e mbante rob. Përveç torturave të tmerrshme që përjetoi gruaja në një shtëpi që i ishte kthyer në burg, bashkëshorti i saj i kishte ndërprerë lloj ndërveprimi shoqëror dhe e shantazhonte çdo ditë.

Ai e kërcënoi se do të shkonte vetë në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo do t’u tregonte familjarëve se çfarë po kalonte ose do të përpiqej të largohej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.