Ky është shqiptari që u vra nga pronari teksa hyri për të vjedhur në një banesë
Ky është 38-vjeçari Arbër Xheleshi, i cili u vra me armë nga pronari i banesës ku kishte hyrë për të vjedhur.
Pronari i një banese ka qëlluar shqiptarin që hyri në shtëpinë e tij mbrëmjen e 25 tetorit në Santopadre të Frosinones.
Identiteti i Xheleshit u zbulua anë të shenjave të gishtërinjve, pasi viktima nuk kishte asnjë dokument me vete.
Shqiptari dhe 3 persona të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e një shitësi duhani kur janë pikasur.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të zonës së Santopadres, në Frosinone. Shqiptari ishte qëlluar në rrugën hyrëse të shtëpisë, nga pronari i banesës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



