Ky është Tonin Ramaj, i riu me dy mbiemra që u plagos në Vlorë
Personi në foto është 33-vjeçari Tonin Ramaj (Hosaj) i cili u qëllua 4 herë në pjesën e këmbëve.
Bëhet e ditur se autori ende i paidentifikuar e qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.
Ngjarja u regjistrua këtë të hënë te një lokal në lagjen “Pavarësia”.
I riu dy mbiemra është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati të dështuar, teksa policia po kërkon për autorin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



