Ky është turpi ynë kombëtar!

Ky eshte turpi yne kombetar. Kush me thote pse merreni me kete popull meriton vetem perbuzjen time. Kjo per anen morale, le te kalojme te ana ligjore. Keta jane njerez me fytyre qe mund te identifikohen fare mire, si ata qe shperndajne ushqime ne kohe fushate, si ata qe marrin.




Fotot jane shkrepur ne Kombinat. po te doje prokuroria e gjen fare mire edhe magazinen nga ka dale vaji dhe mielli edhe biznesmenin qe ka ndihmuar partine ne fjale edhe patronazhistet qe merren me pune te tilla. A do e bejne?
Une vete skam besim. A duhet te kene keta njerez frike. Une thjesht i meshiroj keta te mjere qe shesin kater vite te jetes se tyre per nje qese me vaj dhe miell. A duhet te mbaroje ketu?

Sigurisht qe jo. Doni mendimin tim. Une do i perfshija ne nje liste te gjate pandemike te gjitha ata qe blejne dhe shesin voten dhe do ndryshoja kodin civil per ta. Nuk do i fusja ne burg. Jo, do u hiqja disa te drejta civile. Psh. Te drejten e votes per 10 vjet.



Femijet e tyre nuk kane te drejte te punesohen ne administrate publike. A dhemb? Oh sa dhemb. Une do e beja qe cke me te, qe ata ta mendonin shume mire here tjeter kur te deformojne voten per pabukesine e tyre. Sa mire per ata qe se kam kete pushtet. Po, ta kisha, mjere ju.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



