Ky ish-marins i Utah i dërgoi presidentit Trump fara ricini vdekjeprurëse
Presidenti Donald Trump dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij kanë qenë në shënjestër pasi në zyrën e tyre kanë mbërritur 4 zarfe. Brenda tyre gjendeshin fara prej nga prodhohet ricini dhe në rast se dikush do t’i prekte mund të pësonte dëmtime të mëdha , deri në vdekje.
Dërguesi i tyre ishte një veteran i Marinës nga Utahu i quajtur William Clyde Allen III.
39 vjeçari e bëri këtë rrëfim teksa fliste me hetuesit, pas arrestimit në shtëpinë e tij në qytezën Logan, në veri të Salt Lake City, siç tregojnë edhe dokumentet e dorëzuara gjatë natës së të mërkurës në një gjykatë të Utahut.
Ai u ka thënë hetuesve se kishte blerë fara ricini dhe kishte dërguar letrat, që përmbanin të tilla produkte brenda. Por, dokumentet e dorëzuara në gjykatë për të justifikuar arrestimin e Allenit nuk tregonin askund se cili ishte motivi që e kishte shtyrë atë të bënte këtë veprim.
Hetues të shtetit të Utahut, që kanë bashkëpunuar me Byronë Federale të Hetimit kanë thënë se zarfet me fara ricini ishin dërgaur javën e kaluar për presidentin e SHBA, për drejtorin e FBI-së Christopher Wray, për Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis, si dhe oficerin më të lartë të Marinës, admiralin John Richardson.
Autoritetet shprehen gjithashtu se, letrat u kapën përpara se të shkonin në destinacionet e tyre, ndaj dhe askush nuk ka mbetur i prekur nga simptomat e ricinit.
Allen shërbeu si marins në vitet 1998-2002. Ai ka precedentë penalë në Utah, përfshi abuzim me fëmijët dhe përpjekje për agresion të rëndë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



