Ky popull nuk ka asgjë për të humbur, prandaj kam shpresë
Sot u bë 1 muaj që kur jam kthyer në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës. Ndihem e ezauruar dhe dorëzuar mendërisht. Kontakti i vazhdueshëm me familjarë edhe miq që ndodhen në situata jetësore absurde, të vuajtura, panevojshmerisht të komplikuara dhe mendërisht patologjike. Bashkebisedimi me këdo është i vështirë, ankthioz edhe agresiv në formën më të zakonshme. Edhe pse portalet mediatike shqiptare i kam evituar nga rrjetet e mia online, psikozat dhe perversitetet sociale janë aty përditë, format e të cilës manifestohen duke filluar që nga momenti i parë që dal nga shtëpia për të marrë busin edhe të shkoj në praktikë. Per cdo dokument fillestar që më duhet hasem me institucione pertace, të korruptuara, arrogante, kriminele edhe poshtëruese.
Ka qenë e pamundur të beje biseda qe shkojne pertej problemeve. Kjo eshte gjendja me e renduar psiko-socio-ekonomike qe kam perjetuar deri me tani nga Shqiperia. Ajo per të cilen me vjen keq më tepër është se brezat e rinj janë konformuar me korrupsionin edhe format me antisociale të interaksionit shoqeror. Askush nuk e vë në pikepyetje sjelljen e vet edhe të reflektojë per opsione të tjera. Modeli estetik dominant që është i pranishëm me bollik në hapsirat e qytetit janë të rinj e të reja të mbiveshur, luks pa shije, në pamje të parë shtresë e mesme e lartë? Por fatkeqesisht ky nuk është realiteti faktik i Shqiperisë por thjeshtë një simptomë me qellim mbulimin e një gjendjeje që në brendesi është e krimbur, e vuajtur dhe në mungesë kritike te drejtesise sociale.
Modeli i autoritetit qe eshte i gatshem per identifikim jane nje grup burrash te korruptuar, pa vizion, pa sens komuniteti edhe largpamesie, pa kulturen minimale te demokracise, me komplekse te thella inferioriteti te manifestuara si tipare antisociale. Injoranca, individualizmi, patriarkalitet, marredhenie nderfamiljare me tipare Kanunore jane realitet edhe perditshmeri e gjithesecilit tashme. Ne te tilla kushte identifikimi me pushtetin eshte bere mekanizem mbijetese por padiskutim i pajustifikueshem.
Hapsirat e sigurta sociale ne te cilat ke mundesi zhvillimi jane aq te pakta edhe aq te nderlidhura me forma kapitaliste perfitimi sa jane dekurajuese edhe te paperfillshme per te gjeneruar ndryshim substancial.
Rezultati në një gjendje të tillë? Deshirë edhe sakrifica marramendese per tu larguar. Braktisje e gjithckaje per tja nisur nga zero-ja në vende me ligje që e bëjnë thuajse te pamundur integrimin edhe rehabilitimin e individeve që nuk janë pjesë e EU. Në të tilla kushte ky popull nuk ka më asgjë per të humbur, është në piken që edhe nga dinjiteti i jetes eshte zhveshur. Paradoksalisht kto jane pikerisht momentet historike ne te cilat mobilizimi i revoltes eshte i domosdoshem per krijimin e avashte te nje fryme te re politike qe duhet te kete parim dhe kusht denoncimin e padrejtesive sociale. Une kam shprese…
1 Shtator 2019
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



