E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KY POPULL ZHULS
Publik News

KY POPULL ZHULS

Jani Malo

Duhet të kenë kaluar 10 vite kur e ndesha për herë të parë. Ishim në avion, unë pasagjer dhe ajo stuardesë. E gjatë, elegante, e pashme, me një sjellje tërë finesë, feminitet dhe edukatë. Ishte nga ato vajza që e bëjnë gjakun e çdo mashkulli të lëvizë me ritëm tjetër. Pse ta fsheh, ndjeva edhe unë një trak brenda vetes. Dhe, ndoshta pse atëherë akoma e mbaja veten për të ri, apo ngaqë im bir ishte ende i vogël, shkova nëpër mend shprehjen “ta pish në kupë'” në vend të asaj tjetrës “ta kesh nuse për djalë”.
E ndesha prapë sot, diku në rrugën e Kavajës. Mbante diçka në dorë dhe fliste me një grua me pamje të fisme. Nga ngjashmëritë fizike duhet të qe e ëma. Stuardesa mbahej akoma mirë edhe pse një pjesë të nureve ia kishin marrë vitet. Me mendje desha të kthej kokën e të mbetesha me portretin e saj të atëhershëm, po sytë e mashkullit hyjnë tek organet rebele e që jo gjithmonë i binden mendjes.
Vazhdova ta ndjek me vështrim. Ajo, si pa të keq, lëshoi për tokë atë që mbante në dorë. Mbase ndonjë mbeturinë. Dhe vazhdoi rrugën. Gruaja tjetër – tani desha të besoj se nuk qe e ëma – ndaloi, u përkul dhe e mori. Stuardesa, që kishte bërë tre-katër hapa përpara, ndaloi dhe ajo. Dhe, nuk e di, për shkak të distancës apo të profesionit, foli me zë të lartë:
– Po ec, moj ma, se na çmende! Ç’e merr! Ky popull zhuls ka qenë e zhuls do mbetet!
Si përfundim, nga ana ime preferova të rroj me të shkuarën dhe stuardesës as të mos i vë asnjë faj për veprimin dhe as të mos i jap asnjë lëvdatë për prefecinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.