E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kyebashkiaku i Pogradecit, reagon në lidhje me arrestimin e dhëndrit të tij
Lajme

Kyebashkiaku i Pogradecit, reagon në lidhje me arrestimin e dhëndrit të tij

Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, mohon që dhëndri i tij është mes të arrestuarve për fabrikën e drogës në Ohër.

“Nuk e di si kanë dalë këto lajme, emri i dhëndrit nuk është i përfshirë. Ai momentalisht është me pushime në Turqi”, ka thënë kryebashkiaku socialist.

Lajmi në mediat maqedonase për fabrikën e drogës:

Një fabrikë drogë është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Orovnik të Ohrit. Sipas autoriteteve maqedonase, janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Po ashtu në pranga janë vënë 10 persona, mes të cilëve sipas mediave maqedonase rezulton edhe dhëndri i kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakollit. Referuar mediave maqedonase, thuhet se dhëndri i Xhakollit, ishte pronar i fshehtë i kësaj “fabrike”.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.