Kyeministri Rama ‘distancohet’ nga deklarata e Beqajt:Nëse do ndodhë do të preken vetëm për…
Kryeministri Edi Rama foli publikisht për idenë e hedhur nga deputeti Ilir Beqaj që të ketë ulje pagash dhe pensionesh për të përballuar krizën ekonomike.
Rama thotë se nuk do të merret asnjëherë një vendim i tillë.
Sipas kreut të qeverisë, pagat dhe pensionet do të preken vetëm nëse do të ketë rritje të tyre.
“Nuk ka ulje pensionesh, nuk ka ulje rrogash, nuk ka. Se dikush ka një ide dhe e thotë. Gjithkush mund të thotë ide të caktuara. Kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Nëse do të preken do të preken vetëm për t’u rritur dhe jo për t’u ulur për asnjë arsye në botë.
Është e vështirë kur duhet të përballesh me trasnformimin e një fjale të thënë diku që kthehet në akuzë pastaj kundër meje dhe qeverisë që paskemi një plan të rrezikshëm kriminal për të goditur pensionet dhe rrogat, dhe nuk ka asnjë rrugë përveç se të mos i marrim seriozisht dhe të qeshim pak me ta”,theksoi ai.
Rama u ndal edhe tek hapja e disa bizneseve specifike si dentistët, berberët, floktoret, qendrat tregtare dhe baret, duke theksuar se po diskutohet për hapjen e tyre me rregulla strikte.
“Mbetet për t’u studiuar dhe lehtësuar disa biznese specifike, floktoret, berberët, dentistët. Janë të rrezikshëm. Mjafton që njëri nga klientët të jetë i infektuar dhe të infektojë berberin ose dentistin dhe pastaj të gjithë ata që kalojnë aty mund ta marrin. Sidoqoftë me rregulla striktike do të mund të lehtësojmë këto aktivitete dhe më pas mbeten qendrat tregtaret dhe bare. Qendrat tregtare më parë dhe baret më pas sepse dihet specifika e tyre”, shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



