Kylian Mbappé nën hetim për përdhunimin e një gruaje në Suedi
Kylian Mbappé është nën hetim për një rast përdhunimi që dyshohet se ka ndodhur gjatë vizitës së tij në Suedi.
Sipas gazetës suedeze, Aftonbladet, Mbappe është identifikuar si autori kryesor i përdhunimit dhe dyshimet janë në një nivel të arsyeshë
Incidenti i raportuar ka ndodhur të enjten, dhe hoteli ku qëndroi Mbappé në Stokholm është identifikuar si vendi i krimit. Policia suedeze ka filluar hetimet dhe ka marrë dokumentet lidhur me rastin. Hetimet nisën pasi ditën e djeshme një grua u paraqit në policinë suedeze për të raportuar ngjarjen dhe kërkuar ndihmë në spital.
Mediat suedeze raportojnë se policia në kërkim të provave ka sekuestruar rroba, një palë të brendshme, pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë.
Ndërsa nga ana tjetër, përfaqësuesit e Mbappé e kanë quajtur këtë informacion “thashethem shpifës” dhe kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa ligjore për të mbrojtur imazhin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



