E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku u filmua për herë të fundit biznesmeni i zhdukur, miku që e shoqëronte ka probleme me…
Lajme

Ku u filmua për herë të fundit biznesmeni i zhdukur, miku që e shoqëronte ka probleme me…

TIRANË – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e një biznesmeni në fushën e inerteve në Tiranë, i cili i ka humbur kontaktet me familjen që prej pothuajse dy javësh. Ruzhdi Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës mbrëmjen e 21 Tetorit, i ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë.

Por prej atij momenti, Hoxha nuk është kthyer më në banesë, duke lënë në ankth familjarët për fatin e tij. Ka qenë vëllai i Ruzhdi Hoxhës ai që ka bërë denoncimin fillimisht në komisariatin e policisë në Kamëz, dhe ngjarja fillimisht u trajtua si largim nga banesa.

Me kalimin e ditëve ngjarja po trajtohet si zhdukje dhe rrëmbim personi, dhe është duke u hetuar nga sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e shtetit.

Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të “Shkollës së bashkuar”, që dyshohet se i përket personit të zhdukur, që mund të hedhë dritë dhe në lidhje me komunikimet e fundit që Hoxha ka pasur.

Hera e fundit që Ruxhdi Hoxha është fikuar nga kamerat e sigurisë është në autostradën Tiranë-Durrës kur ka qenë duke pirë kafe, me dy persona të tjerë.

Policia ka shoqëruar mikun me të cilin është takuar për herë të fundit biznesmeni, shtetasin F.Rr, i cili nga ana e tij rezultonte se kishte probleme me drejtësinë italiane.

Ende nuk dihet deklarata që ka bërë miku i viktimës që e ka parë për herë të fundit biznesmenin, ndërkohë që familja mbetet në ankth për shëndetin dhe jetën e Hoxhës.

Polica ka kontaktuar familjarët e të zhdukurit, ku bëhet e ditur se ky i fundit për 7 ditë e ka mbajtur telefonin të fikur. Pas shtatë ditësh telefoni i 43-vjeçsrit rezulton aktiv por Hoxha nuk iu përgjigjet thirrjeve.

Në mënyrë jozyrtare burime bëjnë me dije se biznesi i tij i inerteve ishte në prang falimenti dhe Hoxha ishte zhytur në borxhe, për shkak të krizës financiare.

Hoxha është baba i dy fëmijëve, ndërkohë që në kërkimin e tij janë angazhuar dhe familjarë, përfshirë vëllezërit e tij, të cilët po ndjekin dhe rastin në bashkëpunim me policinë.

Sipas mediave, kjo nuk është hera e parë që Ruzhdi Hoxha largohet nga banesa pa gjurmë dhe në këtë formë.

Edhe më parë familjarët e kanë denoncuar si të larguar nga banesa dhe me pas është kthyer vete në shtëpi, por në të dyja rastet e mëparshme, zhdukja e tij ka zgjatur jo më shumë se dy ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.