La ndezur qiririn gjatë natës, digjet në banesë 70-vjeçari në Shijak
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shijak mëngjesin e sotëm, pasi një 70-vjeçar është djegur në banesë. Shtetasi me iniciale H.Sh. ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin e Trumës Tiranë në gjendje të rëndë.
Sipas policisë shkak për zjarrin ka qenë një qiri i lënë ndezur gjatë natës.
Mësohet se ai ka qenë së bashku me djalin e tij në shtëpi kur kanë rënë flakët. Shtëpia e tyre ishte njëkatëshe dhe e vjetër pa energji elektrike.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ata jetonin në errësirë prej disa muajsh, pasi nuk kishin para për të paguar faturat e energjisë elektrike.
Njoftim i policisë
Më datë 22.01.2018, rreth orës 04:00, në Shijak është djegur në banesë nga pakujdesia shtetasi H.Sh. 70 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



