Laç/ Detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e qytetarit
Hasmëria është një nga pistat kryesore ku policia e Kurbinit po heton për shpërthimin e fuqishëm me tritol që ndodhi në banesën e Skënder Likës.
Burime pranë grupit hetimor thanë se deri më tani u shoqëruan për t’u marrë në pyetje mbi 10 persona, mes të cilëve dhe pjesëtarë të familjeve që Skënder Lika është në hasmëri.
Por pasi dhanë dëshminë ata u lanë të lirë, ndërsa mësohet se mohuan që të kishin lidhje me ngjarjen. Hetuesit mendojë se lënda eksplozive në vilën tre katëshe u vendos nga të paktën dy persona. Por identifikimi I tyre mbetet I vështirë, pasi kamerat që Skënder Lika kishte në banesë ishin jashtë funksionit. Ndërkohë po analizohen disa kamera të tjera sigurie të bizneseve rreth zonës por nga këqyrjet paraprake të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autorëve.
Ndërkohë gjatë kontrolleve, uniformat blu gjetën në fshatin Gramës të Fushë-Krujës një makinë të djegur tip “Volkswagen Passat”.
Mjeti dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët, e për këta arsye u dërgua drejt komisariatit të Krujës për t’u ekzaminuar nga ana e ekspertëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes në fshatin Sanxhak të Kurbinit.
Shpërthimi dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Laçit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai I autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi I tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



