E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laç, tender 3.16 milion lekë për të ruajtur spitalin jashtë funksioni
Publik News

Laç, tender 3.16 milion lekë për të ruajtur spitalin jashtë funksioni

Është garuar për të ruajtur spitalin e Laçit i cili ka dalë jashtë funksioni që prej 26 nëntorit. Ndonëse nuk është në punë, drejtoria ka hapur një tender dhe nga fundi i Janarit ka shpallur edhe ofertuesin fitues që do të ruaj këtë objekt. Fituese është shpallur kompania “Nazeri 2000” e njohur si kompania që goditet nga bandat e armatosura ditën për diell, ku ka dorëzuar miliona Euro.

Spitali me shirit pas termetit

Referuar shkresës shpalljes mësohet se Drejtoria e Shërbimit Spitalor, Kurbin, ka njoftuar nëpërmjet një dokumenti që me datë 24 janar të këtij viti fituesin e tenderit për ruajtjen fizike të këtyre ambienteve.  Sipas dokumentit që tregon mbi këtë tenderim, shikohet se në garë kanë marrë pjesë dy operatorë, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Laçi. “Nazeri 2000” dhe “Guard&Rica” ishin dy kompanitë garuese dhe sipas të dhënave fituese është konkretisht kompania nga Tirana, kompania së cilës iu grabit shifra prej 10 milion eurosh në aeroportin e Rinasit, fituesi.

Vlera mësohet se është 3.16 milion lekë ndërkohë që në atë spital nuk qëndron askush për shkak se ka dalë jashtë funksioni pas tërmetit. Në dokument nuk bëhet fjalë se përse është skualifikuar kompania “Guard&Rica” por mësohet se tashmë spitali është në duar të sigurta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.