Lacio dhe Strakosha triumfojnë në Superkupë
Lacio ka mposhtur Juventusin dhe është ajo skuadra që ka fituar Superkupën e Italisë. Ekipi i drejtuar nga Inzagi ka mundur 1-3 bardhezinjtë, të cilët kanë pësuar humbjen e dytë në pak ditë nga Lacio.

Por, në pjesën e dytë Lacio ka shënuar dhe dy gola të tjerë, duke hedhur Juven në tapet.
Luliç kaloi sërish në avantazh ekipin e tij në të 72-të, ndërkaq Kataldi ishte ai që vuri “qershinë” mbi tortë për romanët, me një goditje dënimin të kthyer në gol.
Kështu Strakosha dhe Lacio janë fituesit e mëdhenj të Superkupës së Italisë.
JUVENTUS-LACIO 1-3
(Dibala 45’/ Luis Alberto 12′, Luliç 72′, Kataldi 90+3′)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



