E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LaCivita poston foton e Ramës me Sorosin: Kukulla dhe padroni…
Lajme

LaCivita poston foton e Ramës me Sorosin: Kukulla dhe padroni…

Drejtuesi politik i fushatës së PD, Chris LaCivita ka publikuar një fotografi të djalit të miliarderit George Soros, Aleks Soros në rrjetet sociale me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në regimin e tij në rrjetin social X, LaCivita shkruan bashkangjitur fotos, duke ironizuar Ramën, si kukulla e Soros.

Strategu i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, njëkohësisht njeriu që do të udhëheqë fushatën e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita ka poblikuar një foto të Alex Soros dhe Edi Ramës, e bërë në Mynih, gjatë samitit të Sigurisë, me mbishkrimin pikant, “Kukulla dhe Padroni”.

‘Kukulla dhe padroni i kukullave’, shkruan LaCivita në platformën X.

LaCivita e cilësoi Edi Ramën një kukull të Sorosit dhe theksoi se si i tillë, ai nuk mund të jetë mik i SHBA-ve, duke qenë edhe kukull e miliarderit të ekstremit të majtë.

Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka fshirë në rrjetet e tij sociale, të gjitha fotografotë me miliarderin e ri të Soros, Aleks Soros.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.