E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laç/Qëllohet me armë zjarri i riu
Lajme

Laç/Qëllohet me armë zjarri i riu

PANIK NË LAÇ/ Kush është 26 vjeçari që u plagos në mes të qytetit për konflikte të… (FOTO)

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 në Kurbin ku është plagosur me armë zjarri shtetasi, banues në Mamurras. Ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur per konflikte te vjetra.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.