E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laert Vasili i dehur tentoi të prishë…
Publik News

Laert Vasili i dehur tentoi të prishë…

Pas ngjarjes sa të turpshme aq edhe qesharake, pas të cilës Vasili pretendoi se është dhunuar nga aktorët e teatrit, drejtoresha e ‘Shtëpisë-Studio Kadare”, Anna Shkreli, ka rrëfyer një incident të ngjashëm ndodhur disa muaj më parë me protagonist po Laert Vasilin në gjendje të dehur.

Shkreli nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen ka treguar se në promovimin e librit të Botimeve Çabej para disa muajve, Vasili ka shkuar i dehur në aktivitet dhe ka abuzuar verbalisht me bashkëpunëtorët e saj, në një sallë me rreth 150 persona.

“Laert Vasili në promovimin e librit te Botime Çabej para disa muajsh ka ardhur i pirë dhe ka abuzuar verbalisht bashkëpunëtorët e mi dhe mua, në momentin që me mirësjellje i treguam se vendet e para ishin të rezervuar për relatuesit. Këtë gjë e ka bërë përpara një salle me rreth 150 persona në sy të të gjithëve. Boll”, shkruan Anna Shkreli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.