E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në Shkodër-Lezhë, humbin jetën 2 të rinj
Lajme

Aksident i rëndë në Shkodër-Lezhë, humbin jetën 2 të rinj

Aksidenti i rëndë/ “Benz”-i përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj. Policia jep detajet

Aksident i rende me pasoje vdekjen e dy te rinjve ne aksin Shkoder-Lezhe. “Panorama” meson se aksidenti ka ndodhur rreth ores 01:00 pas mesnates prane fshatit Dajc. Nga te dhenat e para mesohet se viktime kane mbetur dy te rinj.

“Dy persona ne moshe te re kane humbur jeten. Nje makine eshte perplasur me nje kamion duke bere qe dy te rinjte te mbeten te vdekur ne vend”- raporton gazetari i “Panorama”

Aksidenti ndodhi ne fshatin Dajç ne kufirin ndares mes Shkodres dhe Lezhes. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe po ben hetimet per aksidentin. Ngjarje ndodhi rreth ores 1 ne mesnate.

Informacioni paraprak 

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.