E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Albert Veliu, “Babalja” kapet nga policia e Kosovës
Lajme

Arrestohet Albert Veliu, “Babalja” kapet nga policia e Kosovës

Arrestohet Albert Veliu, “Babalja” kapet nga policia e Kosovës…

Arrestimi

Sipas mediave në Kosovë, Veliu u vu në pranga sot në Prishtinë. I njohur si “Babalja”, Albert Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë dhe u dërgua në paraburgim, sipas të njëjtave burime.

Akuzat

Pak ditë më parë, ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë. Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërsa akuza e dytë me kalimin e “Babales” nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme.

Veliu, një ish i dënuar për trafik droge, pranoi publikisht se zëri në audio përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ishte i tij, por deklaratat për rastin ishin kontradiktore. Ai mohoi të kishte patur dijeni se biseda po përgjohej, por më pas gazetari Jetmir Olldashi, autor i përgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk, bëri të ditur se kishte qenë ai vetë që i kishte vënë pajisjen e përgjimit Veliut.

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë që të ketë zhvilluar ndonjë bisedë me Veliun. Prokuroria ka bërë ndërkaq të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë.

Në fundjave, ministri Xhafaj, deklaroi se ishte i gatshëm të merrte përsipër cdo përgjegjësi ligjore, politike e morale, përfshirë dhe largimin nga posti, nëse do të vërtetohej se në materialin audio të përgjuar, do të rezultonte zëri i të vëllait. “Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?”, u shpreh zoti Xhafaj përmes një postimi në Twitter.

Opozita po kërkon prej shumë ditësh largimin e ministrit të Brendshëm, të cilin e akuzon se i ka dhënë mbrojtje të vëllait. Kjo çështje u bë shkak dhe i protestës që ajo zhvilloi të shtunën në Tiranë, ku u rregjistruan momente të forta tensioni mes manifestuesve dhe policisë pranë ministrisë së Brendshme. Opozita ka deklaruar se për të “dorëheqja e ministrit të Brendshëm, është një çështje e panegociueshme”. /VOAp

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.