E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajm i Fundit/ Arta Marku zbarkon në Prokurorinë e Elbasanit
Lajme

Lajm i Fundit/ Arta Marku zbarkon në Prokurorinë e Elbasanit

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, do të jetë sot e pranishme në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të Prokurorisë së Elbasanit dhe në analizën vjetore të kësaj prokurorie.

Dy ditë më parë Marku ishte në analizën e prokurorisë së Shkodrës, ku kërkoi që i gjithë stafi i prokurorisë të njihet mire me reformën në drejtësi.

Një nga kërkesat e Markut ka qenë që të tregohet kujdes gjatë punës dhe një nga sfidat kryesore është përmirësimi i imazhit të këtij institucioni, mësohet të jetë shprehur ajo.

Gjithashtu kryeprokurorja ka kërkuar një maredhenie tjetër me publikun, duke qenë më i hapur ky institucion përballe problemeve që qytetarët kanë, e duke tentuar tu jepet zgjidhje.

Në raport me median, ashtu siç edhe e ka shfaqur publikisht profilin e saj Arta Marku, ka kërkuar që të gjithë prokurorët të kenë kujdes në informacionet që dalin nga ky organ i akuzës, duke theksuar se në këtë pikë duhet të jetë prioritar zbatimi i ligjit dhe aq sa ky i fundit lejon, t’u bëhet publike zyrave të shtypit dhe gazetarëve.oranews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.