E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Lame largohet nga ALUIZNI, emërohet drejtor te…
Lajme

Artan Lame largohet nga ALUIZNI, emërohet drejtor te…

Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Raportohet se Artan Lame është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar emërimin e Lames drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të kadastrës dhe vendimi është firmosur dje.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje emërimin e Lames në krye të këtij institucioni.

Ndërkohë, në Fletoren Zyrtare është bërë publike vendimi për shkarkimin e Lames si drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), vendim i firmosur nga zv/kryeministri Erion Braçe.

Çfarë është Kadastra?

Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues.

Organet drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues do të ketë gjithsej 7 anëtarë, një prej të cilëve është Drejtori i Përgjithshëm.

Anëtarët duhet të kenë formim profesional të fushave të inxhinierisë, gjeodezisë, drejtësisë, ekonomisë, ose administrimit publik, si dhe përvojë pune të paktën 5 vjet në organet e administratës shtetërore. Anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues, nuk janë funksionarë me kohë të plotë dhe zgjidhen përkatësisht si përfaqësues nga: a) Ministri i së Drejtësisë; b) Ministrisë i Financave; c) Ministri përgjegjës për bujqësinë; ç) Ministri përgjegjëse për zhvillimin urban; d) Kabineti i Kryeministrit; dh) Autoriteti shtetëror përgjegjës për informacionin gjeohapësinor.

Agjencia përgatit dhe i paraqet Kryeministrit projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Hartës së Vlerës së Tokës”, që përmban çmimet e referencës së tokës ne Republikën e Shqipërisë. Metodologjia e llogaritjes së këtyre çmimeve përcaktohet me VKM.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.