E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditen me thikë dy efektivë policie në Elbasan
Publik News

Goditen me thikë dy efektivë policie në Elbasan

Dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan.

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se  policët janë njoftuar për një vjedhje në një dyqan dhe kanë shkuar për të kryer veprimet hetimore.

Autori ka qenë një person i cili më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë, bën me dije News 24.

Në momentin që ata kanë shkuar në vendngjarje janë përballur me hajdutin që i ka sulmuar thikë.

Bëhet me dije se policët janë plagosur lehtë në këmbë. Agresori deri tani mësohet se është një i sëmurë mendor, i cili ka nxjerrë thikën nga xhepi dhe ka goditur policët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.