E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditet me kaçavidë, i riu në gjendje të rëndë. Arrestohet autori
Lajme

Goditet me kaçavidë, i riu në gjendje të rëndë. Arrestohet autori

Në lagjen nr 2 Pogradec, në një lokal pranë ish-Poliklinikës, shtetasi Bardhyl Capo, 60 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin I.K, 29 vjeç, banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe mjeti me të cilin dyshohet se plagosi shtetasin I.K., njoftoi Policia.

Ky i fundit është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bardhyl Capo, (i cili është person me precedentë të mëparshëm penalë) ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku po kryhen edhe veprimet e mëtejshme proceduriale.

Materialet hetimore të rastit do ti referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.