Mosdekretimi i Lleshit ministër, takim Meta-Rama në Presidencë
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë ka kërkuar nga deputetët e tij të mos komentojnë asnjë vendim të presidentit, duke dhënë mesazhin se politika është si “loja e shahut”, pra me strategji.
Nuk dihet se cila është strategjia e Kryeministrit në këtë rast, por një ditë më parë burime të sigurta konfirmuan se Edi Rama, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga emri i Sandër Lleshajt.
Sipas të njëjtave burime mësohet se “plani B” i qeverisë është për ta dekretuar këtë dikaster, duke emëruar Sandër Lleshajn si zv.ministër i Punëve të Brendshme, por duke i dhënë atribute drejtuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



