LAJM I FUNDIT/ Pasojat e tërmetit, shkëmbi bie mbi makinën me udhëtarë
Një masiv shkëmbor raportohet është shkëputur dhe ka rënë mbi një makinë me udhëtarë.
Një masiv shkëmbor raportohet është shkëputur dhe ka rënë mbi një makinë me udhëtarë në zonën e Valbonës.
Sipas ‘News 24″, shkëmbi ka rënë në makinën tip “Land Rover” me të cilën lëviznin katër persona nga Kosova. Personat që ishin në mjet raportohet se kanë lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas BW, shkëmbi ka rënë në makinën tip “Land Rover” me të cilën lëviznin katër persona nga Kosova.
Personat që ishin në mjet raportohet se kanë lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se masivi u shkëput si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.
Dëme materilae nga tërmeti janë shkaktuar edhe në zonën e Dibrës.
Sipas një vlerësimi paraprak të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti me magnitudë 5.1 dhe thellësi 25 km, ka goditur 10 km në veri të Bulqizës, në orën 17:38:33. Lëkundjet, u ndjenë për disa sekonda në disa zona.
Gjithashtu, sipas qendrës Evropiane të Sizmologjisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa nga mediat italiane, raportohet se tërmeti është ndierë edhe në Pulian jugore, mes Brindisit e Leçes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



