E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LAJM I FUNDIT/ Plagosje në Shkodër, qëllon fqinjin me automatik (EMRI)
Lajme

LAJM I FUNDIT/ Plagosje në Shkodër, qëllon fqinjin me automatik (EMRI)

Një plagosje për motive të dobëta është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Policia bën të ditur se në orët e para të mëngjesit është marrë njoftim te Salla Operative se në fshatin Vukël, Malësi e Madhe, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSh Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

“Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, knkretisht: Vasel Vuçinaj, 49 vjec, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe. Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja. Po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.