Emri/Të shtëna me armë në Shënkoll, plagoset një person
Te shtena me arme jane shenuar paraditen e sotme ne Shenkoll, ku ka mbetur nje person i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e njohur si Ura e Prekanit, ndersa ka mbetur i plagosur shtetasi Martin Doda, 34 vjeç.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



