Vdes në paraburgim një i ndaluar, dalin detajet e para
Nje i ndaluar ka nderruar jete ne ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3. Policia ben me dije se personi qe ka vdekur eshte shtetasi me inicialet D. R., 45 vjeç.
Informacion Paraprak
Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.
Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



