E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LAJM I HIDHUR PËR FUTBOLLIN, NDËRRON JETË ISH-KREU I UEFA-S
Sport

LAJM I HIDHUR PËR FUTBOLLIN, NDËRRON JETË ISH-KREU I UEFA-S

Bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur. Ish-presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson, është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje në moshën 89-vjeçare.

Shoqata Suedeze e Futbollit tha se ish-presidenti i Uefa vdiq të martën pas një sëmundjeje.

“Lennart Johansson ishte udhëheqësi ynë më i madh ndërkombëtar i futbollit të të gjitha kohërave, asnjë suedez nuk ka pasur një ndikim të ngjashëm në futboll në botë”, tha të mërkurën presidenti i FA, Karl-Erik Nilsson.

Më shumë se sa për qeverisjen në institucionin më të lartë drejtues në Europë, Johanson do të mbahet mend si ideatori dhe mbështetësi më i madh i formulës që aktualisht ka kompeticioni i Champions League.

Johanson indi në vitin 1929, në Suedi ndërsa kontaktin e parë me futbollin e pati te skuadra AIK Solna, ku mori një post drejtues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.