E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajm i mirë,shërohen 1 mjeke dhe 2 infermiere
Publik News

Lajm i mirë,shërohen 1 mjeke dhe 2 infermiere

Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka patur 9 të shëruar nga COVID-19, ndërsa mes tyre janë edhe 1 mjeke dhe 2 infermiere.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që thotë se gati 90% e stafit mjekësor është shëruar nga ky armik i rrezikshëm.

“Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga #COVID19 është plotësosht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm.

1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit”, shkruan Manastirliu.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në Shqipëri është 750, ndërkohë që 30 persona kanë humbur jetën.
Gjithashtu në Shqipëri ka edhe një numër të madh të pacientëve që kanë shëruar, pasi 431 persona ia kanë dalë të fitojnë liftën me COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.