E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme të këqija nga Fronti i Perëndimit
OP-ED

Lajme të këqija nga Fronti i Perëndimit

Klodian Tomorri

Ekonomia e Eurozonës po ngadalëson me ritme të shpejta duke rrëzuar të gjitha pritshmëritë e Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar.

Po vijnë kohë të vështira prapë.

Gjasat janë që rritja ekonomike në bllokun e Euros të ketë rënë nga 3.5 për qind në fund të vitit të kaluar ne 1.5 për qind në muajt e parë të këtij viti dhe me tej akoma në 1.2 për qind në Prill. Të gjitha ekonomitë po bien me radhë njëra pas tjetrës. Gjermania, Franca, Spanja.

Ngadalësimi i shpejtë i Eurozonës i ka kapur të gjithë të papërgatitur. Deri tani Banka Qendrore Europiane ka mbajtur skenarin se rimëkëmbja ekonomike e zonës Euros do të vazhdojë të jetë e fortë edhe gjate vitit 2018, ashtu si vitin e kaluar

Por të dhënat e fundit mbi shitjet, prodhimin industrial dhe treguesit e ndjesisë nëpër tregjet e BE-se sugjerojnë se aktiviteti ekonomik ka pësuar një ngadalësim të fortë.

Ky është lajm shumë i keq për Shqipërinë.
Studimet empirike tregojnë se për cdo 1 për qind rritje ekonomike në Eurozonë, Shqipëria perfiton 0.5 për qind rritje ekonomike shtesë.

Nëse Eurozona rritet me 4 per qind, rritja jonë ekonomike vetëm si pasojë e kësaj shtohet me 2 për qind. Kur Eurozona ngadalëson nga 4 per qind në 1 për qind, rritja ekonomike e Shqipërisë humbet 1.5 per qind.

Në raportin e fundit për ekonominë shqiptare, banka Boterore listoi ngadalësimin e Eurozones si riskun me te madh. Edhe FMN po ashtu liston ngadalësimin e Eurozonës si riskun më të madh të ekonomisë.

Shpresa e vetme është që ngadalësimi i Eurozonës në muajt e fundit të jetë i përkohshëm dhe aktiviteti ekonomik të fitoje terren gjatë muajve në vijim.

Ndaj është ende shpejt për të thënë se makthi ynë me i keq ka filluar të vërtetohet. Por sirenat e alarmit kanë filluar të bien.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.