Lajmi i fundit/ Arrestohet Albin Kurti
Sot politikani i njohur i Kosoves u arrestua pak minuta me pare.
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës. Ai është arrestuar derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.
Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës.
Po ashtu edhe Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës.
Gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir Kalludra, këtë veprim e ka marrë pasi Kurti, Haxhiu, e Kadaj, vitin e kaluar kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Sakaq raportohet se Policia e Kosovës u ka hedhur gaz lotsjellës deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kundërshtonin arrestimin e kolegëve të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




