Lajmi i Fundit! Breaking news!
Erl Kodra
Report Tv!
Lidhje direkte nga shtëpia e Saimir Tahirit!
Saimir Tahiri sapo ka dalë në ballkon dhe po pi një cigare! Saimir Tahiri po flet në telefon dhe po fërkon kokën. Nuk dihet arsyeja pse po e bën këtë. Saimir Tahiri ndodhet në arrest shtëpie. Mbrëmë Saimir Tahiri ka fjetë në dhomën e tij të gjumit, bashkë me nusen e tij të re. Djali i Saimir Tahirit fjeti në dhomën e tij.
Saimir Tahiri doli përsëri në ballkon me një laptop, ndërkohë që po pi një cigare. Ne do të vazhdojmë të jemi këtu gjatë gjithë kohës për të dhënë për ju lajmin eksluziv nga shtëpia e Saimir Tahirit.
Saimir Tahiri sapo bëri një pordhë! Po, unë jam i sigurtë që ishte pordhë, megjithse kolegu im nga një tv tjetër lajmesh po thotë se ishte fendë, jo pordhë.
Ja dëgjojeni të dashur teleshikues vet pordhën e Saimir Tahirit, është pordhë, e fortë madje, se ai është djalë Tepelene.
Shihemi përsëri në lidhjet e tjera live nga shtëpia e Saimir Tahirit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



